“Të gjithë çuditen kur e dëgjojnë emrin tim dhe presin që të jetë mashkull, por nëse iu thonë që është femër presin një grua të madhe dhe kur dal unë një Cub i vogël, të gjithë habiten.
Në fakt emri lidhet me babain tim, duke qenë se e vogël kam qenë mistrece, kam qenë natyrë djali ai më quante Cubi.”, – kështu do të shprehej para ca kohësh aktorja e njohur Esmeralda Metka.
Së fundmi, ajo ka bërë një rrëfim pa doreza ku ka rrëfyer është ngacmuar seksualisht gjatë punës së saj për të fituar disa role.
E ftuar në “Abc News” ajo tha se nuk ka lejuar të vijojnë më tej këto ngacmime.
“Të them “Jo” do gënjej. Ne e dimë shmë mirë që edhe në botën e showbiz-it këto ndodhin, edhe në teatër sepse ndoshta edhe teatri nuk është edhe aq showbiz, por që ndodhin. Ty të vjen regjisori me një propozim të caktuar dhe pastaj fillon me komplimentet, shkojnë më tej e më tej. Pastaj është edhe çështje e karakterit që deri ku e çon edhe deri ku e lejon. Unë nuk jam tip që e kam lejuar, kam thënë “Stop” deri këtu. Ndoshta ka të bëjë me tipin tim, por që ndodh, mua më ka ndodhur. Unë nuk bëj pakt dhe marrëveshje me të tilla gjëra. Kam prishur shumë projekte pse duhet ta mohoj këtë gjë.”– tha aktorja.