Demi Lovato ka bërë goxha rrugë që prej vitit 2018, kur në kulmin e famës dhe suksesit të saj, pësoi një mbidozë droge, nga abuzlimi me substancat narkotike dhe ilacet.
Që nga ajo kohë, artistja ka shkuar në rehabilitim, i është rikthyer jetës publike, projekteve dhe muzikës, megjithatë ende i vuan pasojat e mbidozës, të paktën kështu rrëfen vetë artistja.
Në një intervistë të fundit tek “Andy Cohen Live” të SiriusXM, këngëtarja dhe aktorja teksa foli për problemet fizike që ka pasur gjatë kësaj kohe, duke humbur pjesërisht shikimin dhe dëgjimin, teksa tani i ka ende të dëmtuara, ndërsa po ashtu u shpreh se nuk do e ndryshonte rrugëtimin e saj për asgjë, me gjithcka të mirë dhe të keqe që ka kaluar dhe nuk është penduar për asgjë.
“Unë nuk do ta ndryshoja rrugëtimin tim sepse nuk jam penduar. Gjëja më e afërt për të cilën jam penduar është kur e teprova dhe do të doja që dikush të më kishte thënë: Një, se isha e bukur, sepse nuk e besoja. Dhe dy, do të doja që dikush të më kishte thënë se nëse ulesh vetëm me dhimbjen, ajo kalon. Unë kam dëmtuar shikimin dhe dëgjimin. Është një kujtesë e përditshme, e vazhdueshme për të qëndruar në rrugën e duhur sepse nuk dua që kjo të ndodhë më kurrë,” tha Demi, duke edhe u emocionuar. Po ashtu artistja tha se si pasojë e problemeve fizike, ka humbur të drejtën të drejtojë makinën dhe disa gjëra të tjera.”