Eneda Tarifa ka vetëm pak muaj që ka mbushur 40 vjeç, ndaj moderatori e pyet nëse ky moment ishte reflektues dhe një etapë rilindjeje për të.
“Ndodhi një reflektim i madh me veten time patjetër dhe refleksionet ishin të tipit; që ta shijoj pak më shumë atë që bëj, pak më pak vrull se çdo gjë bëhet. Pak më shumë vlerësim për veten.”
Ndër të tjera tha se gjatë këtij reflektimi, i ka kushtuar kohë edhe personave që nuk duhej apo që i është kushtuar diçkaje që nuk i ka dalë ashtu siç duhet. Megjithatë ajo nënvizoi se përpjekja gjithmonë ia vlen.
A do të ketë një martesë të dytë nga Eneda?
“Mendoj që të flasësh për martesa, fejesa, bashkëjetesa është e kaluar për mua. Po të jap një përgjigje shumë konçize; do ta marr jetën si të më vij. Po erdhi le të vij. Bujrum, derë e hapur.”
Gjatë rubrikës “5 minuta”, Ermali e pyet nëse do të dëshironte një fëmijë të dytë dhe këngëtarja pohoi duke thënë “Po”, e po ashtu teksa i bën pyetjen se me kë i ka telefonatat më të gjata, u mendua e tha duke qeshur “Mami”.