Ne puntat e para te “Big Brother VIP”, Iliri dhe Einxhel u perballen ashpër me njëri-tjetrin, shkak për këtë u be përmendja e tradhtisë së Ilirit nga moderatorja.
Pas fjaleve te Einxhelit, Iliri shpertheu ashper ndaj saj duke iu drejtuar me fjalet: “Ordinere, po kalove vizen te masakroj”.
Diten e sotme, i ftuar ne “E Diell”, Ilir Shaqiri ka folur per here te pare ne lidhje me keto fjale drejtuar Einxhelit.
Teksa po diskutonte me Argjiren, balerini iu drejtua kesaj te fundit se ka fituar nje mikeshe mjaft te mire, referuar Einxhelit.
Pas kesaj, Argjira i kujton Ilirit debatin qe pati me moderatoren duke e pyetur se pse iu drejtua me ato fjale asaj dhe nese do futej prape nga fillimi a do e luante ndryshe lojen.
“Einxhelin e kam vleresuar qe ne momentin e pare. Ishte nje gje e pafate midis nesh qe rrugetimi jone, qendrimi jone ne ate shtepi filloi me kemben e gabuar. Une aty kam qene shume rende psikologjikisht, ne ate periudhe te qendrimit ne shtepi dhe me qelloi nje Einxhel me ato rastat e veta dhe menyra e te folurit me ngjasoi me dike tjeter dhe thash obobo, nga nje mu bene dy. E them publikisht, ndoshta i gabuari ne ate anije te pafat isha une sepse une me Einxhelin po te kishim patur nje afrim tjeter besoj do shkonim shume mire sic shkuam me vone gjate programit. Tani me Einxhelin degjohemi kam akoma kontakte”, u shpreh Iliri duke treguar se marredhenia mes tyre eshte e qete tashme.