Ka të bëjë me babain e tij të ndjerë, Luizi i bën një premtim Kiarës pasi të dalin nga BBV

Lidhja mes Luizit dhe Kiarës është kthyer në kryetemën e mediave e çdo deklaratë e tyre merr vëmendje dhe komentohet.

Së fundmi, Luizi i ka bërë një premtim të papritur Kiarës përsa i përket babait të tij të ndjerë.

Ai u shpreh se përpara se të shijojnë udhëtimin në Maldive, të dhuruar nga produksioni, ata do të ndalojnë në Shkodër për të vizituar varrin e të atit.

Duket se Kiara sa vjen dhe bëhet më e rëndësishme për Luizin, madje është i sigurt se ajo do të jetë nëna e fëmijëve të tij.

 

Mirëpo, me hyrjen e Keisit nuk dihet nëse lidhja e tyre do të kriset pasi përflitet së këngëtarja është bërë pjesë e shtëpisë për të përçarë çiftin.

Ajo madje u mundua t’i ngrinte dyshime Kiarës për një lidhje të mundshme të Luizit jashtë shtëpisë, tek iu drejtua: “Je e sigurt për lidhjen që ke me Luizin? Po sikur ai të ketë dikë tjetër jashtë?”