Monika është një nga banoret më të komentuara të këtij “Big Brother”. Ajo i ka surprizuar të gjithë me natyrën e saj sportive, rinore dhe pa komplekse.
Mirëpo, përtej të gjithave Monika ka qenë më e rezervuar se të tjerët për jetën private dhe rrallë bën rrëfime. Së fundmi në një bisedë me Egzonën ajo ka hapur zemrën duke folur rreth divorcit nga ish-bashkëshorti.
“Kam kaluar shumë,momenti pas divocrit ka qenë një ferr i vërtetë,as e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu”,u shpreh aktorja.
E pyetur se përse nuk është martuar sërish ajo u shpreh se donte ta rriste vajzën me mënyrën e saj dhe pa ndikimin e një njeriu tjetër.