Skandali me publikimin e pagave vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. Rrogat e më shumë se 600 mijë qytetarëve u bënë publike dhe tashmë po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale.
Ndër emrat e publikuar janë edhe personazhe të njohur e shumë të komentuar të ekranit shqiptar. Ndër to figuron edhe një nga konkurrentët më të përfolura të “Për’puthen” këtë edicion.
Bëhet fjalë për Alvisën. Tashmë është bërë publike edhe paga e saj në dyqanin e ish-të dashurit, Hysenit. Ajo punon aty si shitëse dhe merr një pagë minimale prej 300 mijë lekësh.
Kujtojmë që drama Alvisa-Hysen bëri bujë të madhe në “Për’puthen”. Hyseni zbuloi fillimisht se kishte mbajtur lidhje jashtë programit me konkurrenten. Ndërkohë, ajo e akuzoi ish-të dashurin e saj për përdorim dhune.