Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Ka përfunduar gjyqi i Amber Heard dhe Johnny Depp, ja kur jepet vendimi

LokimagazineLokimagazine29 August, 2023

Gjyqi Johnny Depp vs Amber Heard përfundoi të premten, kur të dyja palët dhanë argumentet përmbyllëse pas seancave shtatëjavore që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Shtatë nga 11 juristët e përzgjedhur për gjyqin që nisi në prill kaluan disa orë për të diskutuar, por nuk dhanë një vendim dhe duket se nuk do ta bëjnë këtë për të paktën disa ditë.

Gjykatësja Penney Azcarate tha se bisedimet do të nisin sërish të martën. Për momentin, është e paqartë se kur do të arrijnë juristët në një vendim.

Ekipi ligjor i Heard, të pandehurin në këtë rast, u tha juristëve që “të mendonin për mesazhin që zoti Depp dhe avokatët e tij po i dërgojnë Amber dhe viktimave të abuzimit në familje”.

“Nëse nuk keni bërë foto, nuk ka ndodhur,” tha Benjamin Rottenborn. “Nëse nuk keni kërkuar kujdes mjekësor, nuk jeni lënduar.” Depp, tha ai, “nuk mund dhe nuk do të marrë përgjegjësi…është faji i dikujt tjetër”.

Ai u tha juristëve se “nëse Amber ishte abuzuar nga zoti Depp qoftë edhe një herë, atëherë ajo fiton…dhe ne nuk po flasim vetëm për abuzim fizik, psikologjik…seksual”.

Nga ana tjetër, avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez, u tha juristëve se Heard “i kishte shkatërruar jetën duke i thënë gënjeshtra botës se ajo ishte një e mbijetuar e abuzimit në familje. “Nuk ka asnjë regjistrim të zotit Depp që të ketë pranuar që ka goditur zonjën Heard. Nuk ekziston. Nuk ndodhi,” tha Camille.

Vasquez tha se akuzat e Heard për dhunë ishin “një akt i tmerrshëm mizorie” ndaj “të mbijetuarve të vërtetë të abuzimit në familje”. Vasquez përmendi gjithashtu se Amber Heard dha “performancën e jetës së saj” dhe u shtir sikur qante ndërkohë që nuk kishte lot. Ajo shtoi gjithashtu se askush (përveç ekspertëve të paguar) nuk dëshmoi për Amber përveç motrës së saj, ndryshe nga Johnny Depp për të cilin dëshmuan shumë njerëz të tjerë.

Avokati tjetër i Depp, Benjamin Chew, u tha juristëve: “Tani keni arritur të njihni Amber Heard të vërtetë. E frikshme.” Depp, tha ai, ka luftuar me drogën dhe alkoolin – “nuk e keni dëgjuar kurrë ta mohojë këtë” – dhe “ai ka të metat e tij. Ai ju tha gjithçka për to. Por ai nuk është një abuzues i dhunshëm.

“Ka një dallim midis të paturit një problem abuzimi me substancat dhe të qenit abuzues,” shtoi Chew.

Ekipi i Johnny Depp pretendon se një artikull i Amber Heard për Washington Post në vitin 2018 – ku e përshkruante veten si viktimë e abuzimit në familje – është shpifës dhe se Heard është abuzuesja e vërtetë. Depp kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim. Kundërpadia e ekipit të Heard kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim.

Burimi: /Gota News

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët

“A ka shqiptarë këtu apo…”- Publiku shpërthen ndaj Egli Takos pas deklaratës së saj gjatë koncertit

“Matt”! Publikohen foto në momente intime të Sarës dhe Erik Fullanit në jug të Shqipërisë (FOTO)

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.