Prej disa javësh, Egzona është bërë pjesë e “Big Brother VIP” dhe një gjërat për të cilat është përfolur më shumë është raporti me Donaldin.
Ata të dy janë lidhur shumë dhe Egzona ka treguar se ka miq të përbashkët me të jashtë shtëpisë. Megjithatë, përdorues të ndryshëm të rrjeteve sociale mendojnë se ajo ka një pëlqim për Donaldin.
Ditën e sotme motra e saj, Valmira, ishte e ftuar në “Breaking” ku ka folur rreth eksperiencës së moderatores në reality show.
Ajo mohoi çdo gjë duke thënë se nuk sheh ndonjë hapësirë apo interpretim për diçka më shumë vetëm si miq.
Valmira gjithashtu u pyet edhe për komentet negative që po merr Egzona nga publiku. Ajo tha se e njeh motrën e saj dhe të gjithë ata që e njohin mund të kenë vetëm fjalë të mira për të.
Kujtojmë se, Egzona është në televotim me Tanin për tu eliminuar të premten.