Ka ngacmuar në një formë të papërshtatshme, Rushja rrëfen prapaskenat e errëta me konkurrentin e “Përputhen”: “Më thoshte a të…”

Rrushja është në një njohje me Dritanin i cili vazhdimisht ka shprehur pëlqimin e tij të fortë ndaj konkurrentes.

Kjo puntatë e PërPuthen nuk ishte fort e këndshme për Dritanin i cili u akuzua se ka ngacmuar Rrushen në një formë të papërshtatshme.

Vetë ajo i tha se ndonjëherë i duket si manajk për mënyrën se si i drejtohet.

“Më thoshte a të puth pak, a të puth pak, a të puth pak. Jo ore i thosha, më lër rehat,” – u shpreh Rrushja, ndërsa shtoi se diçka e tillë nuk ka ndodhur vetëm në prapaskenat e takimeve, por dhe në prapaskenat e Top Channel.

Pasi Rrushja tregoi situatën kur ngacmimi i Dritanit (ta puth buzën e bukur) i është dukur pervers, ky i fundit u shpreh se nuk ka këmbëngulur, por konkurrentja po abuzon me vëmendjen që ai i ka dhënë.

https://www.instagram.com/p/CdGwTCDLdvx/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9d2987a2-4e47-421b-8ecb-67c7cf2ce281