Ka ndjenja për Luizin? Ish banorja e “Big Brother VIP” ndan të njëjtin mendim për Tean

Pas krisjes së relatave mes Luizit dhe Teas nëpër mediat online po përflitet se shkak për këtë ishte xhelozia e saj ndaj Luizit, pasi ky i fundit zgjodhi Kiarën.

Një pjesë e madhe e publikut ndajnë këtë mendim e mesa duket një ndër to është edhe ish banorja, Mikela Pupa, e cila e ka parë marrëdhenien e tyre nga afër.

Mikela ka postuar së fundmi një postim në InstaStory ku dyshja shihet në një moment të shkëputur nga performanca e tyre në “Talent Show” mbrëmjen e djeshme.

Teksa po performonin, një moment Tea po e shihte Luizin me një shikim mjaft të ëmbël.

Në lidhje me këtë, Mikela u shpreh: “Dua dikë të më shohë si Tea-Luizin”.

Dueti i dyshes u pëlqye pafund nga publiku, madje theu rekorde shikueshmerie në rrjet ku deri më tani numëron mbi 2.3 milion shikime dhe mbi 400 mijë pëlqime.