Ka lidhje me Bledin! Pyetja epike e Tanit për Oltën nuk duhet humbur!

Tani Brahimi, një prej konkurrentëve që u bë pjesë e BBV prime-in e të martes, i ka bërë një pyetje mjaft epike Olta Gixharit ditën e sotme.

Mundësinë që “Vëllai i madh” i dha banorëve për ti drejtuar pyetje tre të nominuarve, duket se Tani e ka shijuar mjaft!

Bledit i dhemb dhëmballa pse nuk qan?“, e pyeti Tani-Oltën, të cilës aktorja iu përgjigj: “Unë për dy gjëra kam qarë shumë në këtë shtëpi. Ka qenë kur më kanë nxjerrë videon e djalit dhe kur iku Amosi. Unë nuk jam natyrë që qaj lehtë dhe nuk jam natyrë që qaj për cdogjë”.

https://www.instagram.com/reel/CodQ1ihtcLd/?igshid=YmMyMTA2M2Y%3D

Olta u pyet gjithashtu edhe për “Kutinë e Pandorës”. Ajo tregoi se nëse do ti jepej kjo mundësi, do të nominonte Kiarën, Luizin dhe Maestron.