Mbrëmjen e sotme po transmetohet finalja e emisionit mjaft të njohur të kërcimit në Shqipëri, “Dance Albania”.
Nga tre finalistet, Cindy Marina, Adelina Tahiri dhe Melisa Lleshi, kjo e fundit tregoi arsyen se përse dëshiron t’a fitojë garën e kërcimit.
Melisa rrëfeu disa detaje mjaft të dhimbshme nga jeta e saj personale, të panjohura më parë për publikun.
Përpos nënës së saj që para pak kohësh kaloi një operacion të vështirë, Melisa tregoi se edhe i vëllai i saj vuan nga disa probleme shëndetësore që në lindje.
Melisa tregoi se nëna dhe vëllai i saj janë motivi që do e çojë atë drejt triumfit.
“Ka shumë pak gjëra që njerëzit dinë për mua. Kam mbaruar studimet në Fakultetin e Infermierisë në Milano dhe jam në vit të dytë (specializim) për Mjekësi. Kur unë kam aplikuar për shkollë mamaja ime ka qenë në spital. Zihesha me mjeket dhe infermieret sepse më dukej sikur ata kishin në dorë të bënin diçka dhe nuk e bënin. Dhe thashë, e di çfarë, do e zgjedh këtë degë, do jem unë në shtëpi, do jem unë doktori i shtëpisë dhe do kalojnë tek dora ime më së pari. Unë kam diçka që s’e di askush: unë kam vëllain me probleme shëndetësore. Kur ka lindur, e kanë dëmtuar gjatë lindjes dhe ka këmbën dhe dorën me probleme. Dhe prandaj po mundohem jo vetëm me anë të shkollës, por me çdo gjë që po bëj, qoftë këndimi, qoftë “Dance”, televizioni, çdo gjë, mundohem që unë… Misioni im në jetë është vetëm të shoh familjen time të lumtur. Çdo gjë që unë do bëj, do e bëj vetëm për ata. Unë do fitoj për familjen time, për veten time, për të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur dhe për të gjithë ata njerëz që thonë Melisa nuk ia del dot!”- u shpreh ish-konkurrentja e “Për’puthen”.