“Dua te prezantoj emisionin ‘Portokalli'”, ishte kjo deklarata e aktores se njohur Arjola Demiri, deklarate e cila duket se ka shkaktuar mjaft pakenaqesi brenda stafit te ketij programi.
Pas ‘Luzes’, Ledio Lako duket se ka thumbuar Arjolën në një nga intervistat e tij të fundit.
Të paktën kështu na ka lene te kuptojme pas deklaratës së tij të dhënë ditën e sotme në “Wake up”.
Ledio tha se në rrugën e artit nëse hyn është shumë e vështirë të dalësh, por shtoi se ka disa aktorë që kanë dalë nga shinat.
“Në gjithë rrugën e artit po hyre është një rrugë pa kthim. Por, ka shina. Kush aktor është i disiplinuar di t’i mbajë shinat, ka shumë të tjerë që duan të dalin në det, duan të bëjnë korsi të reja, larg horizontit te tyre…”-tha ai duke iu referuar me fjalët “korsi të reja” që duan të eksplorojnë gjëra të tjera.
Kujtojme se ne lidhje me deklaraten e Arjoles reaguan dhe aktoret e njohura shqiptare, Lisa Kujovska dhe Renada Caci.
Lisa thumboi Arjolën duke bërë një paralelizëm me aktoren e famshme Sofia Loren, e cila thotë se në të vërtetë aktrimi është shumë më lart sesa prezantimi.
Ndërsa me Renadën, Arjola pati disa përplasje.
“Ajo është xheloze profesionalisht. Unë e kam pasur shumë qejf, e së bashku me të dhe Albanën që e kam mikeshë, por ajo shpreh xhelozi. Unë s’kam gjë për ti thënë nëse ajo ka le të ma thotë mua”, tha Arjola.
Pak më vonë reagoi edhe Renada, e cila shprehej se nuk është xheloze për askënd.
“Kam 13 vjet që bëj rolet e mia. Xheloze unë për dikë? Aq më tepër për filanen. Kështu që vajzë e mbarë rri urtë ose ik nga ke ardhur, ca të them unë s’je për atë punë. Dhe më lini rehat se jam në botën time, jam shumë mirë. Mos më përmend më nëpër emisione”, ka thënë aktorja.