Julia Fox nuk ishte e panjohur për publikun, por padyshim që lidhja me një emër si Kanye West e vendosi në qendër të vëmendjes dhe e bëri të njohur për publikun e gjerë.
Krejt papritur, Julia Fox ishte kudo: në Instagram, meme në TikTok, nëpër evente me tapet të kuq, rrugëve të Fashion Week e kështu me radhë.
Përpos veshjeve, Julia është identifikuar së fundmi me penelin karakteristik, një element i pandarë nga rutina e saj e grimit. Madje njerëzit janë bërë edhe kuriozë për procesin sa ajo përgatiti edhe një video-tutorial për grimin unik.
Tani, ne e dimë që ju doni të shihni Julia-n pa penelin e stërgjatur. Spoiler: Totalisht tjetër njeri. Po ju lëmë në shoqërinë e fotove të mëposhtme.
Po, është Julia Fox.