Ish konkurrentja e Per’puthen, Sindi Loci, eshte nje nga te paktat pjesmarrese qe ende terheq vemendje me deklaratat e saj megjithese programi ka mbaruar prej kohesh.
Se fundmi, Sindi kishte organizuar nje pyetesor anonim me ndjekesit e saj, ku si gjithnje kishte komente pozitive, por edhe negative.
“Gjysem metri e nje qofte je o yll”- ishte shkrimi i nje prej ndjekesve, te cilit Sindi iu pergjigj:
“Sa Kim Kardashian pra, 1.58…Kot s’eshte konsideruar si femra me sexy, vetem se une jam pa operacione”.
Kjo pergjigje e Sindit duket se irritoi nje nga ndjekesit e saj, i cili i shkroi se ajo eshte bere e famshme vetem nga Per’puthen e nuk eshte e suksesshme si Kim.
“Te ishe si kim kardashian aq e sukssesshme sdo me vinte keq po ti je bere e famshme nga perputhen se te ishte per ty asnje sdo te njihte”, i shkruajti ndjekesi.
“Domethene injoranca jote spaska fund!
Kim Kardashian eshte bere e famshme nga nje sex tape i saj qe ju lancua nga nje i aferm i Michael Jackson asokohe i dashuri i saj. Dhe kjo ka ndodhur ne 2007. Me vone te gjithe vemendjen nga ky skandal (zgjuarsia e asaj familje) e perdoren qe te shfaqnin veten e tyre dhe talentet tyre. Sot 15 vite me vone jane yje!
Une kam dal nga Perputhen ashtu si shume ikona te televizionit shqiptar mund te kene dal nga te qenurit velina ne televizione si fiks fare, me prisni dhe mua nja 15 vite se jam e sigurt qe do te me duartrokisni fort!”, ia ktheu Sindi.
Mirepo, pjesa ku Sindi shkroi per velinat ne Fiks Fare u komentua ne rrjet si nje thumb ndaj Bora Zemanit, pasi moderatorja e ka nisur eksperiencen e saj televizive pikerisht si veline ne “Fiks Fare”.