Ka pak dite qe konkurrenti me i ri i Per’puthen, Baki, u be pjese e programit dhe u perjashtua diten tjeter me arsyen se pas pjesmarrjes se tij, produksioni u vu ne dijeni se ai ka qene me pare pjese e nje tjeter emisioni dating.
Kjo gje nuk ishte e lejueshme pasi sipas tyre, Baki kishte ardhur vetem per fame duke perdorur televizione te ndryshme. Nga ana e Bakit nuk pati asnje lloj reagimi, por nje reagim i papritur erdhi nga moderatori i programit “It’s my Love” ne Kosove, progami ne te cilin Baki ishte pjesmarres si fillim.
Valoni, moderatori i ketij programi, u shpreh i revoltuar pas perjashtimit te Bakit duke u shprehur se Olsa i ka hequr mundesine nje te riu te gjeje dashurine ne nje program televiziv e duke e etiketuar si nje strategji per fame.
Ajo cka revoltoi me shume moderatorin, Valonin, ishte menyra se si perjashtimi i Bakit iu servir publikut, ne nje menyre manipuluese duke thene se produksioni nuk ishte ne dijeni te pjesmarrjes se tij ne “It’s my love”, kur ne kohen qe jetojme, cdo gje qe ndodh behet publike ne kohe rekord ashtu sic u vu ne dijeni produksioni i tyre per pjesmarrjen e Bakit ne “Per’puthen”.
Ai nuk la pa permendur edhe faktin se, ndryshe nga Olsa Muhameti, ata kane pranuar cdo ish konkurrent te “Per’puthen” qe ka dashur te behet pjese e “It’s my Love” duke mos bere diferencime, pra sipas Valonit ky perjashtim ishte dicka personale me produksionin paralel ne Kosove e jo me konkurrentin ne fjale.
Perpos ketyre, Valoni nuk i kurseu disa fjale edhe per skenaret e bujshme te Olsa Muhametit, duke permendur konkurrentet e shumte qe jane larguar te pakenaqur nga programit e duke thene fjalet me te keqija per Olsen, ndersa nga ana tjeter ai u shpreh se persa i perket “It’s my Love”, nuk ka patur asnje largim te konkurrenteve me pakenaqesi, pervec rasteve kur nuk kane gjetur perputhjen e tyre tek vajzat.
Valoni nuk i kurseu edhe disa ironi per Olsen dhe Boren, duke u thene se do ishin me te suksesshme nese do te beheshin konkurrente ne “It’s my Love”, pasi me skenare nuk ecet asgjekundi.
Per keto deklarata te tij, i doli ne krah edhe ish konkurrenti i “Per’puthen”, Eltoni, qe tashme eshte pjese e “It’s my Love” duke u shprehur:
“Ne qofte se doni dicka reale, ejani ketu, nese doni skenare shkoni atje”
/lokimagazine
