Johnny Depp ka bërë daljen e tij të parë publike pas betejës gjyqësore me ish-gruan Amber Heard.
Depp u shfaq në një koncert në Gateshead duke iu bashkuar kitaristit Jeff Beck për kënaqësinë e qindra fansave.
Beck zbuloi se bashkë me Depp do sjellin një album muajin e ardhshëm.
Aktori mori brohoritje të mëdha nga shumë fansa në turmë.
Depp nuk foli për gjyqin por Beck iu referua duke thënë: “Çfarë rezultati”.
“E takova këtë djalë pesë vjet më parë dhe që atëherë nuk kemi pushuar së qeshuri. Në fakt bëmë një album. Nuk e di se si ndodhi. Do të dalë në korrik.”, tha kitaristi.