Rrokeri i njohur shqiptar, Bojken Lako, ka qene ne nje lidhje dashurie me kengetaren Semi Jaupaj per me shume se 9 vite, mirepo tani duket se kemi te reja.
Ai ka ndare nje foto ne InstaStory-n e tij tek mban doren e nje vajze.
Bojkeni nuk eshte nga ata personazhe qe i pelqen shume te jete ne qender te mediave, prandaj mendojme qe me kete foto ka dashur te na jape nje mesazh se eshte duke jetuar nje lidhje dashurie.
Nderkohe qe nga ana tjeter edhe Semi Jaupaj po perflitet per krijimin e nje lidhje te re.
Pas publikimit te kenges “All your lovin” ne bashkepunim me reperin Ron Zaiti, publiku vuri re nje kimi mes tyre, gje qe u duk qartazi neper komente.
Pas ketyre dyshimeve, “Kryefjala” beri te ditur sipas burimeve te tyre se Semi dhe Ron jane me te vertete ne nje lidhje, megjithese kjo mbetet per t’u pare ne vazhdim.
Kujtojme se persa i perket marredhenies se Bojken me Semin, ata vazhdojne te ruajne nje miqesi shume te mire me njeri tjetrin e pse jo tashme mund te krijojne lidhjet e tyre te dashurise.