Historia e reperit Don Xhoni me modelen ruse Ariana Lirey është mbyllur dhe tashmë në sfond është shfaqur një tjetër bukuroshe.
As këtë herë nuk është shqiptare, madje ‘grepat’ e reperit kanë shkuar deri në Siri.
Fjala është për Miss Siria 2020, Tia Alkerdi, bukuroshja e cila numëron rreth gjysmë million në rrjetin social Instagram.
Dyshimet jane ngritur pasi Don Xhoni dhe Tia se fundmi ndiqen me njëri-tjetrin në Instagram dhe deri më tani vetëm kaq, nuk ka ende asnjë koment publik në postet e tyre.
Megjithatë kujtojmë që edhe me Arianën historia ka nisur nëpërmjet rrjeteve sociale.