“Dancing With The Stars” do të zhvillohet sërish këtë vit e skena do i takojë Bora Zemanit edhe këtë herë, e cila do të heqë dorë përfundimisht nga “Për’puthen”.
Mirëpo, burime për “Kryefjala” kanë bërë me dije se këtë sezon do të jetë edhe një tjetër moderatore.
Bëhet fjalë për Megi Pojanin, e cila vitin e shkuar ka qenë konkurrente e këtij programi e madje arriti të kapë finalen e madhe.
Sipas të njëjtit burim, Megi do të jetë në ‘Gold Room’ në vendin e Eno Popit.
Kujtojmë se Megi ka qenë moderatore e “Big Brother VIP Fan Club” ku tregoi edhe një herë shkathtësinë dhe gjallërinë e saj.