“Jetojme ne nje bote qe vuan nga uria per dashuri”, Ne ndihme te femijeve jetime, Markeliano tregon nje ane tjeter te tij

Ndoshta ju nuk e dini, por Markeliano, aktualisht konkurrent ne programin e dashurise, “Perputhen”, pervecse eshte nje djale i thjeshte dhe i rrespektueshem, ka edhe nje zemer shume te madhe.

Prej 8 vitesh ai u ka ardhur ne ndihme femijeve jetime ne nje prej shtepive ne Durres, atje dhe ku ai banon.

Gjate ketyre viteve, ai ka organizuar evente te shumta, fitimet e te cilave kane shkuar te gjitha ne ndihme te ketyre femijeve, por pervec anes monetare, cdo vit jane dhuruar edhe veshje apo pajisje elektronike.

Marko ka ndare me ndjekesit e tij edhe disa pamje nga eventi i djeshem. Pamje te cilat i ka shoqeruar me nje shprehje te humanes Nene Tereza:

“Jetojme ne nje bote qe vuan nga uria, jo vetem nga uria per buke, por nga uria per dashuri”- ka shkruar Marko duke theksuar se jetimet kane nevoje per vemendje gjithmone, e jo vetem per nje dite.