Këtë javë, Jennifer Lopez ndau me fansat në faqen e saj, On the JLo, rëndësinë e të fjeturit më shumë se shtatë orë.
Kur ishte në të njëzetat, në vitet 90, dhe karriera e saj ishte në ngritje, puna e tepërt dhe gjumi jo i mirë rrezikuan shëndetin e saj.
Ajo zbuloi si pushimi optimal ia ndryshoi jetën dhe se edhe vetëm një gjumë i mirë natën mund ta bëjë atë të duket një dekadë më e re.
Këngëtarja 52-vjeçare theksoi se çdo natë fle 7-9 orë, por që në vitet nëntëdhjetë nuk ishte kështu. Ajo ka shkruar se kur ishte në të 20-at, ndihej e pamposhtur.
“Kishte një moment në jetën time kur flija 3-5 orë në natë. Isha në xhirime gjatë gjithë ditës dhe në studio gjatë gjithë natës dhe bëja xhirime videosh në fundjavë.”
Por J.Lo-së iu desh të bënte ndryshime dhe të rregullonte rutinën e saj pasi një sulm i madh paniku e paralizoi atë.
“Isha ulur në një furgon dhe e gjithë puna dhe stresi që solli me vete, së bashku me gjumin e pamjaftueshëm për t’u rikuperuar mendërisht, më kapën. Kalova nga ndjenja krejtësisht normale, në të menduarit për atë që duhej të bëja atë ditë dhe krejt papritur u ndjeva sikur nuk mund të lëvizja.”
J.Lo zbuloi se ajo ishte plotësisht e ngrirë dhe ishte e tmerruar, sepse nuk dinte se çfarë po ndodhte me trupin e saj.
Menjëherë, truproja e çoi te një mjek, ku pyeti nëse po çmendej. Simptomat e saj fizike e frikësuan dhe e mbushën me frikë.
“Tani e di që ishte një sulm klasik paniku i shkaktuar nga lodhja, por as që e kisha dëgjuar kurrë këtë term në atë kohë”, -shprehet ajo.
Mjeku i dha disa këshilla dhe kjo eksperiencë ia ndryshoi jetën J.Lo-së. Ai i tha asaj se kishte nevojë për 7-9 orë gjumë, të shmangte pirjen e kafeinës dhe stërvitjen. Ajo e kuptoi sa të rënda mund të ishin pasojat nëse e injoronte atë që trupi dhe mendja kishin nevojë për të qenë të shëndetshëm.
Jennifer tregon se pikërisht në atë moment filloi udhëtimi i saj drejt mirëqenies.
Burimi: /Revista Class