Nëse erdhët këtu, me siguri e keni parë filmin e parë “365 Dni” dhe me siguri e dinit se verën e kaluar po xhiroheshin skenat për pjesën e dytë të filmit.
Një nga aktorët protagonist, Michelle Morrone, njoftoi në Instagram:
“Pritja mbaroi. Massimo & Laura rikthehen! 365 Days “This Day” po vjen në Netflix, në 27 prill. A jeni gati?!”
Hmm…nuk e di, a jemi gati?
Filmi i parë me titull thjesht “365 Days” u publikua në 7 shkurt të 2020-ës dhe shpejt theu rekorde shikueshmërie në Netflix.
Filmi u kritikua, u pëlqye dhe u komentua mjaftueshëm sa për t'u bërë qendra e vëmendjes për një kohë të konsiderueshme. /Anabel