Prej muajsh tashmë është përfolur në media për shtatzëninë e Genta Ismajlit. Por pritjes i erdhi fundi pasi këngëtarja më në fund u bë nënë për herë të parë së bashku me partnerin e saj, Usta më 21 janar të këtij viti.
Dyshja janë bërë prindër, por me një lumturi të dyfishtë, pasi familjes së tyre i janë shtuar tanimë dy anëtarë të rinj, një vajzë dhe një djalë.
Genta nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram publikoi një foto të dy veshjeve të binjakëve dhe gjithashtu zbuloi edhe një detaj tjetër, emrin e binjakëve të saj.
Emrat e bebeve janë Icon dhe Blue Ivy.
Por, jeni kuriozë të shihni bukuroshen në fëmijërinë e saj? Vetë këngëtarja duket se është bërë nostalgjike dhe ka shpërndarë në rrjete sociale pak më parë një foto kur ka qenë vetëm një vogëlushe krah të atit të saj duke shprehur gjithashtu dhe dashurinë për të.