Dj PM është një nga personazhet më të komentuar që pas hyrjes së tij në Big Brother Vip.
Prej fillimit ai shprehu pëlqimin për blogeren Sarah Berisha, megjithëse kjo e fundit shpesh ka hezituar dhe nuk i ka pasur të qarta ndjenjat për të.
Pavarësisht këtyre, ata kanë shkëmbyer disa herë puthje, megjithëse nuk kanë pranuar të quhen çift.
Marrëdhënia e tyre është e paqartë akoma dhe herë pas here nuk mungojnë zënkat, por edhe përqafimet.
Pavarësisht nëse Sarah e pëlqen apo jo, mund të thuhet pa frikë se Pajtimi është një djalë simpatik dhe karizmatik.
Mirëpo për pamjen e tij të sotme është dashur vetëm pak punë.
Edhe pse jemi mësuar të shohim vajzat të bëjnë ndërhyrje për t’u dukur më mirë, edhe djemtë nuk mbeten pas për t’i dhuruar vetes një pamje më të re.
Ndër ta është edhe Pajtimi, i cili edhe pse nuk ka ndryshuar shumë, ka bërë një ndërhyrje të vogël për të mbjellë flokët.
Me rezultatin përfundimtar mund të themi se ka qenë një veprim shumë i drejtë, pasi sot Pajtimi duket shumë mirë.
Faqja Vipat e Bllokut ka publikuar foton e Pajtimit para dhe pas ndërhyrjes, ku duket qartë ndryshimi, natyrisht për mirë.