Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Diola Dosti rrëmbeu vëmendjen për shkak të një bisede të zhvilluar me Dean, ku rrëfeu se kishte rënë në dashuri me një 77-vjeçar.
Diola tha se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve, por me mendjen, dhe për personin në fjalë tha se ishte shumë i zgjuar dhe se kur shikonte sytë e tij ndihej sikur shikonte botën.
“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar. Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia ‘Kam rënë në dashuri’, ato thoshin ‘Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç’”, tha ajo.
Ndërsa ditën e sotme, teksa ishte e ftuar në një intervistë për “Breaking”, ajo tregoi se bëhet fjalë për Bob Proctor, sipërmarrësin dhe mentorin e njohur amerikan.
“Unë kam thënë që jam person që nuk nisem nga pamja fizike por nga pamja e trurit. Duke cilësuar fjalën sapioseksual, që është një person që dashurohet me inteligjencën e tjetrit. Nuk është fare pjesa fizike. Kam përmendur fillimisht këtë 77-vjeçar, unë e kam thënë 77 por është më i madh në moshë dhe ka vdekur ditën kur është operuar vajza ime. Është një person që ka qënë mentori im dhe unë nuk e kam takuar asnjëherë. Bëhet fjalë për Bob Proctor, një person që e njef e gjithë bota që është një person që jep leksione për zhvillimin personal dhe për biznese. Unë kam që nga 2008 që e ndjek, kam lexuar për herë të parë librin ‘Sekretin’ dhe aty e kam parë për herë të parë emrin e tij.“- u shpreh Diola.