Alice Campello, gruaja e futbollistit spanjoll, Alvaro Morata u zhvendos në kujdes intensiv pasi solli në jetë fëmijën e saj të katërt.
“Bella ka lindur më 9 janar dhe është bukuroshe, nëna ka pasur komplikime pas lindjes, për këtë arsye jemi shumë të frikësuar.
Ajo aktualisht ndodhet në terapi intensive në qendrën klinike të Universitetit të Navarras. Për të po kujdesen mjekët më të mirë dhe po shërohet dalëngadalë. Ajo është shumë e fortë”, ka shkruar Morata në profilin e tij në Instagram.