Javën e kaluar opinion publik u tròndit nga një video e shpërndarë në media të ndryshme, ku një vajzë dhùnohej psikologjikisht dhe fizikisht nga familjarët e burrit, pasi e gjetën në dhomën e gjumit me një mashkull tjetër.
Sot në emisionin “Shqipëria Live” ka folur nëna e vajzës 20-vjeçare, e cila tha se janë në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe nuk ngrenë dot kokën lart.
Gruaja nga Librazhdi u shpreh se vajzën nuk e kanë dhùnuar pasi është publikuar videoja dhe se ajo ndodhet në Tiranë nën kujdesin e shoqatës së të dhùnuarve.
Ajo gjithashtu shtoi se personat që kanë nxjerrë videon duhet të përballen me ligjin dhe kërkoi ndihmë për tu shpërngulur nga vendi ku jetojnë pasi situate në të cilën ndodhen është shumë e rëndë.
“Jemi jashtë mase keq, jemi në depresion të gjithë. Nuk e ngremë dot kokën lart. Videoja duhet të hiqet. Vajza ishte e sëmurë nuk e dinte se çfarë fliste në intervistë e morën me zor. Ne nuk e dhùnuam vajzën. Ngelëm pa ndjenja. Nuk e dimë se çfarë është bërë. Vajza ka ikur në Tiranë, e ka marrë shoqata e Elbasanit nuk e dimë ku është. Ata persona që kanë nxjerrë videon duhet të ndiqen. Ne kërkojmë të ikim nga këtu të shpërngulemi, nuk jetohet më këtu”, përfundoi ajo.
Burimi: /Gotanews