Krijuesi I kompanise me te madhe ne Amerike dhe thuajse ne bote, Jeff Bezos, diten e sotme ka udhetuar me raketen e tij drejt hapesires, me vellain e tij Mark Bezos, nje Astronaute(82-vjec), dhe Oliver Daemen, nje student 18 vjeçar.
Ata udhëtuan me një kapsulë me dritaret më të mëdha të para ndonjëherë, duke ofruar pamje fantastike nga Toka. Të katërt pasagjerët arritën të ktheheshin shëndoshë e mirë në Tokë me një parashutë pas udhëtimit të tyre që zgjati 10 minuta.
Zonja Funk është njeriu më i moshuar që udhëton në hapësirë, ndërsa studenti Daemen është më i riu në moshë që bën realitet këtë ëndërr të madhe të shumë njerëzve.
Pasi kapsula preku Tokën, Bezos u shpreh “Astronauti Bezos: Dita imë më e mirë”.
Pas 2 minutash udhëtim, kapsula u nda nga raketa dhe vazhdoi lart drejt Linjës Karman, kufiri më i njohur i hapësirës. Pasagjerët përjetuan udhëtimin e tyre rreth 4 minuta pa asnjë peshë dhe patën mundësinë të shijonin pamjet e plantetit tonë nga sipër.
“Oh bota ime, shikojeni botën”, dëgjohej Funk nga brenda kapsulës gjatë këtij momenti.
Kapsula arriti maksimumin e lartësisë prej rreth 107 km, para se të fillonte zbritjen e saj me parashutë dhe të ulej në një shkretëtirë.
Pasi të gjithë u ulën në Tokë, Bezos u shpreh: “Jam jashtëzakonisht mirë”.
Bezos së fundmi dha dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv të Amazon, gjigandi i tregëtisë elektronike që ai vetë themeloi, në mënyrë që të përqëndrohej në sipërmarrjet e tij të tjera duke përfshirë Blue Origin, që ndërtoi kapsulën New Shepard.