Sot për moderatoren më të përfolur të momentit, Bora Zemani është një ditë e shënuar, sepse si sot 8 vite më parë u bë nënë.
Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Arbor. Prej atij momenti, moderatorja nuk është ndarë asnjëherë nga i biri.
Pak më parë, Bora ka bërë edhe një urim shumë të ndjerë për Arborin, duke publikuar në Instagram disa foto tepër të bukura. Zemani i ka dedikuar disa fjalë shumë prekëse.
“Ej ti, njeriu qe me zbukuron jeten… dua te te uroj edhe 100 vite te bukura!
Jam e prekur ne cdo ditelindje tenden sepse perpara syve kam nje femije jo vetem te mencur, por mbi te gjitha te lumtur!!
Kjo eshte krenaria me e madhe!
Ti je i vogli im qe ke fuqine te me japesh boten e te ndriçosh cdo dite timen!
Te dua Arbor… dhe nuk e them dot me fjale se sa! #arbordashuria”, ka shkruar ajo krahas imazheve me të birin.
https://www.instagram.com/p/CmD8goGt2Iy/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c76d57f2-c17f-4b54-9e61-ed5cbfed7ae5
