Rikthimi ne show-n e humorit “Portokalli” e vendosi Xhemin per te moderuar jo vetem krah Salsano Rrapit, ashtu sic ishim mesuar gjithnje t’a shihnim, por edhe krah Fjoralba Ponarit.
Per kete arsye, menjehere pas rikthimit te Xhemit ne spektakel, filloi te aludohej per nje rivalitet te mundshem mes saj dhe Fjoralbes.
Dy vajzat jane shprehur shpesh neper intervista, qofte televizive apo ne rrjetet sociale, se mes tyre nuk ka asnje lloj rivaliteti, madje se jane me fat te moderojne krah njera tjetres.
Mirepo nje video nga aktorja Albana Perhati eshte bere publike se fundmi, ku shihen Xhemi dhe Fjoralba ne shoqerine e njera tjetres, mirepo kur shohin se po filmohen ato reagojne sikur nuk flasin.
Sigurisht qe ky veprim i tyre ishte ne kontekstin e shakase, duke u dhene edhe nje here fund zerave per nje rivalitet mes tyre.