Janë apo jo të lidhur bashkë? Zbulohet përfundimisht raporti i Semit me Ron

Pas bashkëpunimin muzikor që sollën së bashku, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti u fotografuan teksa kalonin në momente të afërta me njëri-tjetrin.

Përkundër që pamjet flisnin vet, dyshja nuk u deklaruan asnjëherë për raportin e tyre, i cili siç mësohet ka përfunduar ende pa nisur mirë.

Burime per “Prive” bejne me dije se artistët kanë vendosur ta stopojnë me kaq dhe të vazhdojnë raportin e tyre vetëm si shokë.

“Semi dhe Roni, vetëm shokë? E vërtetë… Ndjenja s’ka avancuar tutje. Burime të Prive kanë precizuar se raporti ndërtuar ‘blic’ ka përfunduar me kaq. Dyshja kanë zgjedhur që të mbesin miq të mirë me njëri-tjetrin. Më shumë, jo”, thuhet në insertin e Prive.

Kujtojmë se Semi ka qenë në një marrëdhënie dashurie disa vjecare me këngëtarin Bojken Lako.

Ajo gjatë “BBV” foli shumë për Bojkenin duke thënë: “Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”.