Kohët e fundit kanë qarkulluar shumë thashetheme për Luizin përsa i përket përfshirjes së tij në lojërat e fatit apo fjalë të tjera në të keq të imazhit të tij.
Andaj, ditën e sotme Efi ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale për të treguar sërish mbështetjen e saj ndaj Luizit.
Efi nuk dha detaje për lajmet që qarkullonin, por u shpreh se nuk i intereson çfarë thuhet vërdallë për Luizin, për vetë faktin se e ka njohur nga afër për shpirtin e mirë që ka.
Ajo madje e quajti “vëlla” dhe shtoi se i vjen shumë keq që ka mbetur i vetëm në lojë, megjithëse është e sigurt se do të dalë me fitore.
“Përshëndetje të gjithëve! Doja të bëja këtë video për t’ju lajmëruar se nuk do jem në dy Prime, pra sonte dhe të shtunën sepse nuk do jem në Tiranë. Por, pavarësisht kësaj dua në çdolloj momenti në tregoj suportin tim ndaj Luizit. Jam shumë e mërzitur që jam këtu ku jam dhe nuk jam pranë tij, por fundja kjo nuk ishte në dorën time. Ndoshta fizikisht jam këtu, po shpirtërisht jam pranë…siç ai më quajti motër edhe unë po e quaj vëlla. E quaj kështu sepse realisht e kam shumë përzemër dhe është i vetmi njeri i mirë që kam njohur aty brenda. Duke përjashtuar Kiarën. Kur e shoh Luizin tani që jam këtu vetëm, vetëm në lojë pavarësisht se mund të ketë Kiarën pranë tij, mërzitem realisht shumë. Nuk më vjen aq inat për daljen sa më vjen për faktin që nuk jam pranë tij. Kam një lloj keqardhje shumë të madhe për fjalët që dëgjoj që po fliten jashtë. Por sinqerisht ua them nuk më intereson aspak. Unë njerëzit i vlerësoj për shpirtin që kanë dhe për aq sa i njoh. Nuk më intereson fare se çfarë mund të thuhet për ta. I besoj intuitës sime që e kam shumë të fuqishme. Më vjen keq për ato që dëgjoj, nuk dua të jap koment për këtë. Luizi do dalë me fitore.”- thotë ajo.