Mozzik është nga reperët që nuk ka hezituar asnjëherë të flasë për të kaluarën e tij.
Së fundmi ai përmes rrjeteve sociale ka treguar për sakrificat e tij duke treguar se ka punuar gjithmonë shumë dhe pa hile.
Ai ka shtuar se ndonëse është shkelur dhe poshtëruar, sërish nuk është ndalur kurrë.
Përmes këtij rrëfimi të shkurtër por shumë domethënës, Mozzik ka dhënë një mesazh të fortë për ndjekësit e tij.
“Mozziku u kon një dialë i ri që ka punu shumë ama shumë edhe gjithmonë pa hile! I hjektë deri te Zoti! I shkelur e i poshtnum po kurrë s’jam ndal! Lloj lloj sfide e sprove e kam kapërcy vec më t’fort m’kan bo! Muzika ka qenë edhe mbetet njëra nga pjesët që i kam falë më së shumti kohë! Rininë ia kam falë! Beso o shok vetëm beso! Qëllimi kur të jetë kjarte dhe fokusi yt ndriqon dhe e din mendja e zemra ku ti po don me shku është gjëja më e bukur”, ka shkruar ai.