Gentian Zenelaj është një nga figurat më të dashur të ekranit shqiptar, megjithatë shfaqet rrallë në intervista. Sot ai ka bërë një përjashim.
Aktori ishte i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ku ka folur rreth shumë të pathënave. Genti deklaroi se për të gjithë filmat që ka luajtur është penduar, pasi në Shqipëri nuk investohet për aktorin.
“Genti është në televizion çdo ditë të vitit, pastaj është edhe në teatër. Nuk i kuptoj dot kolegët e mi që kanë hequr dorë nga teatri dhe pse ka shumë vështirësi. Sepse teatri është një profesion që më shumë jep se merr, si për shembull alpinistët që duhet të blejnë litarët. Unë nuk e kam shumë qejf filmin, nëse do të më jepej në tavolinë mes filmit dhe teatrit do zgjidhja teatër. Për të gjitha filmat janë penduar si ai tatuazhi që i bën. Nuk punohet me aktorit, ti ke një skenë me Kelin, do ta xhirosh po nuk takohesh, thjesht e xhiron në këtë datë dhe kaq”, u shpreh ai.
Mes të tjerash ai ka treguar se është shumë i lidhur me familjen. Genti ka zbuluar herë pas here përmes postimeve në rrjetet sociale se ka një marrëdhënie shumë të afërt me djalin, Danielin dhe veçanërisht me vajzën, Arian, pasi këtë të fundit e ka angazhuar edhe në botën e televizionit.
“Emocion shumë i madh të punoja me gocën. Unë realisht doja të kisha një kujtim me të. Doja të ishte diçka pozitive për festat. Ka një qasje që duhet të dekorohej shumë shpejt. Pasi siç e thamë 2021 ishte një vit më i vështirë se 2020 se situata ka qenë shumë e rënduar”.
Më tej, ai tregoi se e dashuron detin dhe ka vendosur që të lahet më datën 1 janar.
Burimi: /News31