Zhaklin Lekatari është vënë në qendër të vëmendjes disa herë për shkak të deklaratave të saj si opinioniste e “Big Brother VIP”.
Zhaklina gjithashtu njihet si një nga aktivistet më të zëshme për lëvizjet feministe.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Se Luan Topi’, ku ka ardhur me një rrëfim të vështirë nga jeta e saj.
“Unë jam dhunuar sistematikisht. Jam dhunuar kur nuk jam respektuar në radhë, jam dhunuar kur nuk është respektuar opinion im, jam dhunuar kur nuk është respektuar prezenca ime në punë, jam dhunuar kur fjala ime nuk ka peshë sepse është fjala e një gruaje. Jam dhunuar në këtë vend. Vazhdoj e dhunohem.
Nuk mund të them se nuk jam dhunuar sepse dal në televizor. Jo, nuk është e vërtetë. Komentet që unë marrë janë e gjitha dhunë verbale. Unë nuk mund të them se unë këtë e nisa sepse pata një eksperiencë dhune kur unë isha 20-vjeç. Jo, unë përditë e përjetojë këtë gjë. Dhe nuk kam për të ndalur përballë saj.
Ka qenë një marrëdhënie personale në të cilën unë jam ndjerë e dhunuar dhe kam qenë e dhunuar. Dhe duke marrë parasysh që kjo ngjarje apo kjo histori personale ka qenë shumë e shkurtër, ka zgjatur shumë pak, as një vit por ishte shumë intensive.
Unë në atë moshë mendoja që unë isha një grua e fortë, isha feministe, i kisha kuptuar disa gjëra nga jeta, u gjeta totalisht e papërgatitur në atë dhunë. Dhe kuptova që unë nuk isha e fortë sa duhet, nuk isha feministe sa duhet, nuk kisha edukimin e duhur për të mbrojtur veten dhe kisha marrë disa vendime për aq sa dija, por ajo dija ime ishte e pamjaftueshme që unë të mbroja veten dhe të jetoja mirë.”
https://www.instagram.com/reel/CrEIluOOGaZ/?igshid=YmMyMTA2M2Y=