Blogerja Zhaklina Lekatari është e njohur për publikun shqiptar për informacionet dhe dijet që ajo ka në lidhje me edukimin seksual, gjë që në vendin tonë mbetet ende një tabu.
Gjithashtu njihet dhe për profesionin e saj si gazetare, aktiviste dhe drejtuese e blogut të saj prej gjashtë vitesh tashmë “Tabu.al”.
Ajo ka folur si rrallë herë për jetën personale ku ka treguar dhe historinë e trishtë të fëmijërisë së saj teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Vila24”.
Zhaklina ka rrëfyer se fatkeqësisht e ka humbur babain kur ka qenë në një moshë të vogël dhe mamaja e saj u detyrua të dërgonte për adoptim tek një familje në Itali atë dhe motrën e saj.
Aktivistja ka treguar se nuk e ka përjetuar aspak mirë këtë vendim nga e ëma e saj dhe se nuk ka kujtime të mira as nga familja që i birësoi.
Lekatari shtoi se iu është dashur shumë kohë që të kalojë traumat e njëpasnjëshme që i kanë ndodhur kur ishte vetëm 18-vjeç.
“Unë e kam humbur babain kur kam qenë e vogël dhe jam adoptuar në një familje Italiane. Kanë qenë shumë ndryshime të mëdha në jetën time pasi kam qenë 18 vjeç sistemi ra ishte viti 91’. Për shkak të luftës unë u detyrova me motrën time të largoheshim drejt Italisë dhe ishin trauma shumë të mëdha që ndpdhën në mënyrë të menjëhershme. Na janë dashur vite për t’i përballuar dhe për t’i shëruar. Kur ti rritesh larg familjes tënde ajo lidhja organike me ta nuk ushqehet sepse prind është ai që të rrit jo që të lind. Gjithashtu ka qenë shumë e vështirë dhe rikuperimi i marrëdhënies me të”.– rrëfeu Zhaklina.
Sipas saj familja Italiane nuk kanë ditur aspak sesi të sillen me to teksa ka treguar se sot e kësaj ditë ajo nuk ruan më kontakte me ta.