Ja çka postoi Georgina që nxiti reagimet e ndjekësve, e quajnë materialiste: I do milionat e Ronaldos!

Georgina Rodriguez është nga vajzat më të pëlqyera nga showbizi botëror dhe e ndjekur në mas të madhe në rrjetet sociale aty ku po ashtu shpesh përballet edhe me kritika të mëdha.

Me një situatë të tillë u përball edhe së fundmi ku shkas u bën disa fotografi të publikuara.

Ndjekësit i janë vënë kundër Georginas pas disa fotove ku shfaqet në një avion privat me partnerin e saj, Cristiano Ronaldon.

Georgina ka veshur një fustan të bardhë dhe atlete por të gjithë vëmendjen e ka marrë çanta luksoze dhe bizhuteritë e shumta që ka vendosur. Ndjekësit e kanë akuzuar modelen si materialiste.

 “E dimë që ke bizhuteri, por kujtohu për të shkuarën tënde”,

“Mos u shqetëso, i shohim bizhuteritë”,

“Për një moment mendova se ishte një reklamë për markën e orës”,

“Ëndrra jote janë milionat e tij, jo vetë personi”,

“I do milionat e tij dhe kjo shihet qartë”, janë vetëm disa nga komentet e tyre.