Ja çfarë i tha Flor Gjini-Einxhelit që e bëri atë të përlotet!

Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” patën mundësi për të darkuar me disa nga figurat e njohura të ekranit e të publikut shqiptar.

Shumë prej këtyre personazhëve kishin afrimitet e miqësi me banorët, teksa nuk nguruan të bisedojnë dhe të japin mendimet e tyre lidhur me disa nga situatat e krijuara brenda shtëpisë.

Një ndër to ka qenë pikërisht dhe Flori Gjini, moderator i emisionit “Shqipëria Live”, e njëkohësisht miku i Einxhel Shkirës.

Teksa foli lidhur me konsideratat e tij për moderatoren, ai përmendi gjithashtu edhe lidhjen e saj me Dj Dagz.

“Unë të kam ndjekur me shumë vëmendje. Duhet ta marrin vesh të gjithë se unë ty sot të përqafova pas shumë e shumë vitesh pasi ti nuk i ke qejf përqafimet. Dhe ne që të njohim e kemi kuptuar menjëherë shkëndijën mes teje dhe Dagz. Ti ishe e ftohtë ama e lije të të kapte dorën, e lije të të përkëdhelte, të të qëndronte afër”, tha ai.

Moderatori i njohur i tha mikës së saj “ti je luaneshë”, ndërkohë që ajo përgjigjet duke i thënë:

“Mua më morën për përbindësh”, duke iu referuar komenteve dhe analizave që i janë bërë lidhur me situatat e ndryshme që krijoi.