Jennifer Lopez performoi me fëmijën e saj 14-vjeçar, Emme në Los Anxhelos, për Gala-në “Blue Diamond Foundation”.
Veprimtaria mbledh para për arsimin, kujdesin shëndetësor dhe çështjet e të pastrehëve në qytet. Dyshja këndoi “A Thousand Years” të Christina Perri-t dhe videot qarkullojnë në rrjetet sociale.
Lopez e prezantoi Emme, të bijën, me përmemrat “they/them” – ata/atyre, para se 14-vjeçarja të dilte në skenë.
“Hera e fundit që kemi performuar së bashku ka qenë në një stadium të madh si ky dhe unë u kërkoj atyre (referuar Emme) të këndojnë me mua gjatë gjithë kohës, por nuk e bëjnë,” tha Lopez. “Pra, ky është një rast shumë i veçantë. Ata janë shumë, shumë të zënë. Dhe të kushtueshëm. Më kushtojnë kur dalin. Por ata ia vlejnë çdo qindarkë sepse janë partneri im i preferuar për duet, nga të gjitha kohërat.
Emme, ka edhe një vëlla binjak të quajtur Max. Të dy, janë fëmijët e martesës së artistes me Marc Anthony-n.
Pse dikush mund të zgjedhë të identifikohet me përemrat “ata/atyre”?
Zakonisht, njerëzit qe zgjedhin këto përemra identifikohen si non-binary, pra, njerëz që identifikohen me të dyja ose me asnjë prej gjinive dhe gjithashtu tërhiqen seksualisht nga të gjitha gjinitë.
Njerëzit që nuk ndihen as si “vajzë”, as si “djalë” mund të kërkojnë të përdorin gjithashtu përemrat ata/atyre.
Burimi: Elle