Kate Middleton ndau një moment me një fans teksa vizitonte Kirkgate Market në mbështetje të fushatës së saj të re.
Pasi foli me tregtarët dhe shitësit në treg, asaj iu kërkua një selfie.
Në një video të shpërndarë nga reporteri mbretëror i GB News Cameron Walker, një djalë e pyeti Kate: “A mund të bëjmë një selfie?”. Princesha u përgjigj: ” Po mundesh”
Ndërsa ngriti telefonin për të kapur momentin me Kate Middleton, ai tha: “Më falni, jam vërtet nervoz”. Kate u përgjigj me qetësi: “Ju lutem mos u shqetësoni, është në rregull, të gjithë jemi nervozë. Gëzohem që u njohëm, kujdes.’
Kate Middleton zbuloi të martën fushatën Shaping Us, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e pesë viteve të para të jetës së një fëmije dhe se si ajo ndikon në jetën e mëvonshme.