Diten e sotme, gazetari dhe analisti i njohur shqiptar, Kastriot Myftaraj ka nderuar jete pasi u hodh nga kati i katert i baneses ku jetonte.
Vdekja e gazetarit ka pasuar me komente të shumta e kjo shkak i pikëpamjeve të tij kontroverse mbi fenë islame.
Lidhur me këtë rast, hoxha Ahmed Kalaja me anë të një postimi në Facebook reagoi mjaft i revoltuar ku porositi ndjekësit që të mos shprehin ngushëllime për vdekjen e Myftarajt.
“I mbeti endrra pa realizuar… Lajm i darkes se arafatatit quhet ky.
Zotin e kam deshmitar qe e besoja se do jete shembull per tallesit me fene para tij.
Ky ka bere thirrje per gjenocid ndaj muslimaneve autoktone shqiptare, se duhet te arratisen ne Turqi a arabi?! Madje ligjeronte cdo lloj forme spastrimi ndaj tyre…
Madje kishte kallezuar Kuranin ne prokurori…
Nuk lejohet te shahet i vdekuri prandaj mbajeni veten se tregon mungese niveli por mund te beni dua alejhi!Ej se mos lutet ndonjeri per rahmet, apo na thote ngushelime se do pesoje BLOCK!
Paralajmerim kam frike se dhe “Lepiresi” qe merret me Kuranin do te kete te njejtin fat!”, shkroi Hoxha ne postimin e tij i cili u pasua me komente te shumta.