“Loja e memories” është sfida e radhës që Vëllai i Madh u dha banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Secili prej tyre do të tregonte historinë e jetës dhe gjithashtu duhet të mbajnë mend sa më shumë nga rrëfimet e njëri-tjetrit.
Kur i erdhi rradha Luiz Ejllit, tregoi edhe ngjarjen që i kishte ndodhur pak ditë para se të hynte në “Big Brother VIP 2”.
Teksa po fliste, Kristi e pyeti se cila ka qenë puna e fundit që ka bërë dhe këngëtari i njohur tha se ishte te KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare).
“Ideja ishte kjo, para se të vija këtu, më kanë lajmëruar 2-3 muaj para se të fillonte. Unë e kam diskutuar me shefat e mi dhe ju kam thënë se më kanë thënë për të shkuar aty. Në bazë të kodit të punës kam të drejtë me marrë leje pa të drejtë page periudhën që jam aty. Se nuk është në dorën time sa mund të rri. Mund të rri një javë, mund ti shkoj deri në fund, ajo nuk i dihet se është me eliminime.
Kështu që për gjithë periudhën që jam atje, do jem pa të drejtë paga, ama kurdo që të dal ta kem vendin prapë, ta kem vendin e punës. Dhe më thanë ‘ok, mos e vrit mendjen’. Dy ditë para se të vija këtu më morën në telefon dhe thanë nuk ta japim lejen. Ndërkohë që e kisha firmosur kontratën me Big-un. E u thashë ‘a po talleni a si është kjo punë, se nuk është serioze pasi kam firmosë kontratë me këta të tjerët me Top-in’. E më thanë ‘jo si me ta shpjeguar se ka dalë një VKM’, kodra pas bregut kot.
Si përfundim ishte një arsye komplet idiote që donin me bërë, por ngaqë po vijnë zgjedhjet duan të fusin ato patronazhistët, dihet se si funksionon në Shqipëri. Personale është ajo se duan vendin e punës. Arsye nuk kishin të më largonin, u bë ky sebep. U bë rrëmujë, shkurt muhabetit u thashë nuk rri. Se ata kishin edhe atë shpresën që “Top-i t’u kërkonte leje atyre, aman na jepni Luizin’, se kështu janë, por ta harrojnë. Por ika vetë se nuk është se kisha ndonjë pozicion që po të ikja unë prej aty s’do kishte drita Shqipëria. Ishte qesharake”, shpjegon Luizi.