Mikela dhe Erioni ishin një nga çiftet e krijuar në Per’puthen të cilët kaluan një periudhë të konsiderueshme së bashku jashtë programit, mirëpo duket se së fundmi dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
E kësaj here ishte Mikela ajo që ka dhënë konfirmimin për ndarjen nga Erioni, gjatë një pyetësori me ndjekësit e saj në Instagram.
“Po Erionin ku e ke se nuk ju kam parë bashkë kohët e fundit”- e pyet një ndjekës Mikelën, e cila me përgjigjen e saj la të kuptohet se raporti i saj me Erionin nuk është më si më parë.
“Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje.”- shkruan ish-konkurrentja.
Më tej në një tjetër postim, krahas një videoje të shkëputur nga një film, Mikela shkruan: “Gëzuar për ty që rri gjithë natën zgjuar dhe nuk flet me askënd, edhe një dolli për ata që futen na kontrollojnë profilin”.