Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Itali, ku një 30-vjeçar shqiptar i cili ka qenë në arrest shtëpie i ka kërkuar policisë që ta çojnë në burg, për shkak se nuk duronte dot gruan e tij.
Sipas mediave të huaja, shqiptari ishte vendosur në arrest shtëpiak për disa muaj.
Por, 30-vjeçari tha se nuk mund të përballonte më bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij, ndërsa u largua nga shtëpia dhe shkoi në polici për të kërkuar vuajtjen e dënimit në burg.
“Jeta ime familjare është bërë ferr, nuk mundem më, dua të shkoj në burg”.-i tha 30-vjeçari shqiptar policëve.
Burri u arrestua menjëherë për shkelje të kushteve kufizuese dhe organet e drejtësisë urdhëruan kalimin e tij në burg.
Burimi: /Protothema