Katy Perry ishte kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale ditëve të fundit.
Një video nga koncerti i saj i fundit u bë viral duke u shpërndarë gjithandej.
Pamja tregon artisten, së cilës gjatë performancës syri i mbyllej e hapej në mënyrë të pakontrolluar.
Pasi video tronditi fansat ka reaguar vet Katy duke thënë se ishte mashtrim.
”Ju mirëpres të gjithë #flatearthers #spaceisfakers #birdsarentrealers #skyisntbluers që do të vijnë të shohin mashtrimin tim të radhës me syrin e mbyllur si të një kukulle në Vegas vitin e ardhshëm!”, ka shkruar ajo pas xhiros në rrjet.