I ati i Krist Aliaj, Robert Aliaj, ishte kundër krijimit të një lidhje mes djalit të tij dhe Kejvina Kthellës, pas ngacmimeve të shumta që kjo e fundit po i bënte brenda shtëpisë.
Madje, Roberti u shpreh se nëse Kristi do të lidhej me Kejvinën, ai nuk do të ishte më djali i tij.
Mirëpo pas skualifikimit të saj mbrëmjen e djeshme, ai mbajti një qëndrim të papritur.
Së fundmi ai ka qenë i ftuar në ‘Good Morning Albanians’,ku ka folur mbi eleminimin e Kejvinës e sipas tij veprimi i saj ishte një akt guximi dhe duhej të kishte ndëshkim të dyanshëm.
‘Në fakt një vajzë nuk të godet kurrë. Kurrë një femër nuk godet një mashkull në atë formë. U orientua nga Luizi me presion psikologjik për ta bërë atë gjest. Kur ti do dënosh njërin person, mbi të gjitha një vajzë, nuk ka mundësi të mos dënosh dhe personin tjetër, një mashkull. Një vajzë që ta fut me shpullë do të thotë se ti i ke bërë diçka që ajo nuk e donte. Pra më mirë të gjuajë një vajzë me shpullë dhe do ta pranoja. Ishte një akt guximi dhe revolte. Sigurisht nuk duhet të lejohet dhe të bëhet standard’, tha Aliaj.