Balina Bodinaku ka qene shume e komentuar ne pozicionin e saj si opinioniste e “Big Brother VIP”.
Kjo per shkak te mendimeve te saj te drejtperdrejta, te cilat kane shkaktuar shpesh perplasje te forta me banoret e shtepise.
Se fundmi, ajo ka qene e ftuar ne emisionin D-Night nga Dajana Shabani, ku foli per kete pozicion te saj ne BBV ne te cilin duket se nuk e paska menduar kurre veten, madje tregoi se ne fillim e ka refuzuar oferten per te qene opinioniste e “Reality Show-t”.
Gjithashtu, ajo foli edhe per komentet e shumta negative qe i jane drejtuar, si pasoje e debateve me konkurrentet e shtepise.
Dajana: Cilat kanë qenë komentet më të shpeshta pas Big Brother? Dihet se asnjëherë nuk do të duhesh nga të gjithë.
Balina: Të them të drejtën as nuk e kam ambicien që të duhem nga të gjithë dhe as nuk e kam pasur pritshmëri përpara se të filloja Big Brother Vip që të duhesha nga të gjithë. Ishte e paevitueshme që të kishte komente nga të gjithë dhe opinione të ndryshme nga ai i imi. E rëndësishme për mua ishte që t’i qëndroja shumë besnike vetes time, asaj që unë mendoja, asaj që besoja dhe ta reflektoja tek të tjerët.
Dajana: Si ishte eksperienca si opinioste në Big Brother?
Balina: Ishte shumë komplekse në fakt. Në radhë të parë ishte shumë e papritur për vetë mua dhe nëse do kishte një gjë që unë nuk e kisha menduar kurrë që do ta kisha bërë ndonjëherë ishte pikërisht ky pozicion. Ende sot e kësaj dite nuk e di sesi u gjenda dhe pse u gjenda aty. Ishte shumë komplekse si eksperiencë, shumë intensive, ishte e dhunshme në disa aspekte, por më hapi një dritare drejt një bote që në fakt kisha evituar që ta shikoja sepse nuk e njihja.