Aventura në BBV e aktorit të njohur, Amos Zaharia, mori fund pak javë më parë pasi doli në nominim me Dean dhe Diolën.
Aktori nuk arriti të linte shumë gjurmë në program, pasi vazhdohet të mbahet mend si “ushtari besnik” i Oltës.
Mirëpo duket se gjërat kanë ndryshuar tashmë që Amos është eleminuar nga gara.
Aktori postoi në instastory një foto të tij dhe Dea Mishel gjatë kohës që ishte ende pjesë e BBV, dhe sipër saj shkroi: “Qëndro e fortë“, duke treguar hapur mbështetjen për të.
Kujtojmë se Amos Zaharia ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të tij mjaft të rënda.